Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Nizhavec të Pogradecit, ku është lënduar një person i moshës 38-vjeçare.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se 38 vjeçari, i cili po e drejtonte automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
“Shtetasi E. P. është dërguar në spital, për mjekim, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.