Sot rreth orës 17:00, ka ndodhur një aksident trafiku në Dush të Komunës së Klinës, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Fadil Gashi.
“Rreth orës 17:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku në Dush të Klinës. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave. Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit mjekësor, të tre ata janë liruar menjëherë në shtëpi”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.