Një aksident trafiku është regjistruar këtë të shtunë te rrethi i Fushë Kosovës.
Bazuar në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, në aksident shihet se janë përfshirë së paku një veturë dhe një kamion.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga kjo përplasje.
Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me policinë për detaje shtesë, por ende është në pritje të një përgjigje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.