Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Shirokë, ku një motor që drejtohej nga një 38-vjeçar ka dalë nga rruga.
Policia ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 38-vjeçari dhe djali i tij 14-vjeçar, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.
“Shkodër-Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi N. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga”.
“Si pasojë janë dëmtuar shtetasi N. K. dhe djali i tij, 14 – vjeçar, që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.