Si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”, kanë mbetur të lënduar shoferi dhe pasagjerja.
61-vjeçari ka humbur kontrollin e drejtimit të motomjetit duke dalë nga rruga dhe u përplasur me një automjet të parkuar, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë është dëmtuar ai vetë dhe pasagjerja 61 vjeçe të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.