Një aksident ka ndodhur në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoni zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
"Sot me date 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale 6 persona kanë marr lëndime trupore", tha Bytyqi.
Ndërkaq, policia është në vendngjarje duke u marr me aksidentin.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.