Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur për Klankosova.tv se aty ishin të përfshira tri automjete.
Ahmeti tha se po ashtu janë shkaktuar dëme materiale.
"Me rastin po merret njësiti trafikut", tha ajo për Klankosova.tv
Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar edhe gjatë ditës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.