Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec - Qafë Thanë ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një person, derisa dy të tjerë janë lënduar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë, derisa dyshohet se shkaqet e aksidentit kanë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, manovra e gabuar dhe lagështia në rrugë./Euronews.al.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.