Lajmet e fundit

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Prugoc, në Prishtinë.
Në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se në vendngjarje kanë dalë njësitë e Policisë.
Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.