Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Klankosova.tv ka siguruar pamje nga aksidenti ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre me targa të huaja.
Në vendngjarje shihet edhe një autoambulancë teksa një person është lënduar.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
"Rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete në lëvizje. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut", tha Ahmeti.