Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Çermë të Lushnjes në Shqipëri.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë një person, raporton TvKlan, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet fjalë për një 47-vjeçare e cila ishte duke udhëtuar si pasagjere në atë moment.
Ndërkohë të lënduar kanë mbetur tre persona, drejtuesi i makinës, një 63-vjeçar, dhe pasagjerët A.M., 37 vjeçe dhe një 15-vjeçar.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.