Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Dy automjete janë përplasur, ku për pasojë një person ka mbetur i lënduar. Për shkak të dëmtimit të madh të makinës, një person ka mbetur i bllokuar dhe nevojiten forcat e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.
Kartër persona janë nxjerrë nga makina dhe janë dërguar në gjendje të rëndë ne spitalin e Traumës. Për shkak të aksidentit është bllokuar aksi rrugor Lezhë -Laç.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.