Rreth orës 06:15, në rrugën Shishtavec-Kukës në Shqipëri, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, këmbësore.
Shtetasja Sh. N. është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.