Lajmet e fundit

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën Bicaj-Kukës , në vendin e quajtur mbikalimi i Gostilit.
Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar B.P 18-vjeçar, i cili është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
"Janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin L. D., me motomjetin me drejtues shtetasin B. P., 18 vjeç.Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë.