Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë dhe gjashtë persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në zonën e Breshias në Itali.
BSO Territori raporton se shqiptari ishte shofer i makinës tip “Porsche”, që u përplas me një furgon Volkswagen dhe më pas doli nga rruga duke u përmbysur. Në aksident u përfshi edhe një motorçikletë, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shkruan klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.