Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas informacioneve të Klankosova.tv, aksidenti ka ndodhur afër vendit ku dje ndodhi një aksident tragjik me ç’rast humbën jetën dy gra, shtetase të Shqipërisë.
Në këtë aksident dyshohet se të përfshira janë 3 automjete.
Kjo zonë është kthyer në rrezik për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur disa muaj më parë dhe ende nuk është pastruar.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.