Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku ka mbetur i lënduar një çift bashkëshortësh me motor.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë lëvizjes në rrugë, një kalë u ka dalë papritur përpara, duke bërë që drejtuesi të humbte kontrollin e motorit.
Si pasojë, burri dhe gruaja janë rrëzuar dhe kanë pësuar lëndime.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur Policia e Gramshit dhe ambulanca, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë bërë transportimin e të lënduar drejt Spitalit të Gramshit.
Pas rreth një ore nën kujdesin e mjekëve, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, çifti është transportuar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar./TCh
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.