Një veturë është goditur nga treni në Fushë Kosovë.
Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Raportohet poashtu se vetura ishte e parkuar, derisa nuk dihet për të lënduar.
Klan Kosova ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë dhënë informata lidhur me rastin.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.