Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Gjakovë - Klinë, konkretisht në fshatin Mrasor të Rahovecit.
Kështu tha për Klankosova.tv Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Elezaj tha se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
"Sipas të dhënave të pranuara nga personeli mjekësor, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore", tha Elezaj për Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.