Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Ferizaj.
Lajmin për Klankosova.tv., e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se aksidenti ka ndodhur në orën 17:00 në rrugën “Ahmet Kaçiku”, ku pati edhe dëme materiale.
“Në ora 17:00 në rrugën "Ahmet Kaçiku" në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku , ku janë përfshirje dy vetura me targa vendore. Veç dëmeve materiale lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona”, tha Veseli.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.