Lajmet e fundit

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën "Ibrahim Rugova", drejtimi Prizren-Suharekë, ku është lënduar një person.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
"Në ora 20:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore", është shprehur ai.