Lajmet e fundit

Një person ka pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
“Me datën 07.02.2023 rreth orës 07:20 në Autostradën I.Rugova saktësisht në Hyrje-Dalje në fshatin Trudë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, tha Kelani për Klankosova.tv