Një aksident i lehtë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Mazgit, ku janë përfshirë tri vetura. Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas raportimit dhe ka larguar veturat e përfshira nga rruga, duke normalizuar qarkullimin, transmeton klankosova.tv.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për dëme materiale të vogla. Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.