Një aksident mes tri veturave në fshatin Drenoc të Klinës la të lënduar tre persona.
Kështu e konfirmoi për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Tutje ai tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekoësor.
“Sot rreth orës 17:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Drenoc-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura, dhe si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.