Lajmet e fundit

Një aksident mes një treni dhe një automjeti ka ndodhur sot në rrugën "Pajazit Islami" në Fushë Kosovë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Borovci tha se nuk ka të lënduar nga ky rast.
"Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti", Borovci.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber