Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 19:20, në rrugën "Ahmet Haxhiu", në Prishtinë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se "në aksident ishin të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë".
"Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut", tha Ahmeti.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.