Lajmet e fundit

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë - Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli.
Rasti ka ndodhur në ora 14:00
Kështu tha për Klankosova.tv Baki Kelani, zëdhënës i policisë.
"Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë dy automjete ( një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, tha Kelani.