Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të enjte në hyrje të Prishtinës, konkretisht në Bërnicë.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksi nga lexues të Klankosova.tv, në aksident shihet se janë përfshirë së paku dy vetura.
Sakaq, nuk dihet nëse ka të lënduar nga kjo përplasje mes automjeteve, megjithëse në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla të policisë.
Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me organet e rendit për detaje më të hollësishme rreth rastit.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.