Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajit, ku një person ka përfunduar i lënduar.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 20:27, tek vendi i quajtur " Vrella" në fshatin Greme të Ferizajt, dy vetura me targa vendore janë aksidentuar dhe si pasojë e këtij askidenti një person ka pësuar lëndime të lehta, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet tutje në konfirmim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.