Një aksident rrugor është regjistruar rrugën kombëtar Peqin-Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të Gjocajt, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në njërin prej mjeteve, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i lënduar.
Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë futja e njërit prej automjeteve në rrugën kryesore pa respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Ky është aksidenti i dytë i regjistruar brenda pak orësh në këtë segment rrugor, pas përplasjes së rëndë të ndodhur më herët në afërsi të fshatit Karinë./Euronews.al
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.