Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture në rrugën Pejë-Istog, ka lënë të lënduar dy persona.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Pejë-Istog, saktësisht në fshatin Vitomiricë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.
Të njëjtit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.