Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në magjistralen Prizren-Suharekë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të tranzitit të ri në Prizren.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
"Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Prizren-Suharekë rreth orës 14:14, saktësisht në afërsi të tranzitit të ri në Prizren. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një person", tha Gashi.
Ndërkaq me rastin janë duke u marr njësiti i trafikut rajonal.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.