Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi pasditen e së enjtes në Tiranë.
Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.