Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30, në aksin rrugor "Kryezi-Iballë", në vendin e quajtur "Laku i Ballcit".
Policia njofton se një 40 vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën 40-vjeçari me iniciale Sh. Ll., shkruan A2, përcjell Klankosova.tv.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.