Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën Maliq-Pojan, ku shtatë persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas A2CNN, një mjet me targa greke dhe një furgon mallrash janë përplasur kokë me kokë, transmeton Klankosova.tv.
Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se njëri nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë në reaminacion ndërsa gjashtë të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.