Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan–Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, pranë kthesës për në fshatin Salari, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Siç raporton
TopChannel, drejtuesi i mjetit, Arjan Çela, rreth 50 vjeç, banues në Dhëmblan, ka humbur jetën në vendngjarje.
Lidhur me ngjarjen policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat të aksidentit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.