Lajmet e fundit

Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me një motor me drejtues shtetasin M. R.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi M. N., që ndodhej në motor, ndërsa drejtuesi i motorit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.