Një aksident i trefishtë ka ndodhur në rrugën nacionale Ura e Leklit-Përmet.
Tre automjete janë përplasur ndërmjet vete. Në dy automjete udhëtonin turistë të huaj, një familje franceze dhe një familje polake, sipas abcnews.al. Për pasojë kanë mbetur të lënduar.
Mes të lënduarve janë tre fëmijë dhe nëna e tyre, të cilët u dërguan për trajtim mjekësor në spitalin e Gjirokastrës, transmeton Klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.