Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Sipas pamjeve të publikuara, në këtë aksident ishin të përfshira disa vetura.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj përplasjeje, ndërkaq Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.
Kujtojmë se të dielën kjo rrugë ishte bllokuar si pasojë e ngricave të shkaktuara nga reshjet e borës.
https://klankosova.tv/bllokohet-rruga-podujeve-prishtine-shkak-ngricat-video1/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.