Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë po dyshohet se ka ndodhur në Rrugën e Arbrit (rruga që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut).
Rasti raportohet se ka ndodhur në afërsi të Gjoricës, shkruan AbcNews.al përcjell Klankosova.tv.
Nga ky aksident dyshohet se ka edhe viktima.
Siç raporton AbcNews.al drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa paraprakisht raportohet për dy të vdekur dhe dyshohet për të plagosur.
Informacionet janë paraprake, ndërsa pritet njoftimi i policisë për saktësimin e tyre, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv