Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Hajvali të Prishtinës.
Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku një veturë shihet goxha e dëmtuar.
Në aksident ishin të përfshirë tri vetura: Dy Golf 6-sha dhe një Renault Megane, sipas lexuesve të Klankosova.tv
Dyshohet se deri tek ky aksident erdhi si pasojë e shpejtësisë së madhe, njofton Klankosova.tv
Nuk dihet ende se si është bilanci i këtij aksident.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin kur është publikuar lajmi nuk ka marrë përgjigje./Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.