Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një shofere 24-vjeçare ka përfunduar me automjetin e saj brenda një kanali me ujë, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe është dërguar menjëherë në spital.
Ngjarja ndodhi këtë të enjte rreth orës 17:15, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, ku automjeti me drejtuesen Xh. K., dyshohet se, për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, shkruan Euronews.al, transmeton KlanKosova.tv.
Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.