Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Zonën Industriale.
Bazuar në fotografitë e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, në aksident duket se janë përfshirë dy vetura, ku njëra ka përfunduar në mënyrë të çuditshme në vendin e destinuar për parking.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ndihma e shpejtë dhe Policia.
Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, derisa ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje lidhur me rastin.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.