Një i vdekur dhe katër të lënduar është bilanci i aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në autostradën "Arbën Xhaferi", konkretisht në kilometrin e 15-të të segmentit Lipjan - Ferizaj.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha bëri të ditur se vdekjen e 44-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes, derisa të lënduarit janë transportuar për në QKUK.
Ai njoftoi se në aksident ishin të përfshirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndersa tjetri i ndalur në shiritin emergjent.
"Ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, perfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori", tha Hoxha.
Tutje, ai iu bëri apel që pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes.
"Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve te automjeteve po behet gjithnje e më shqetsuese, andaj kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë më vigjilent dhe të respektojnë rregullat në trafikun rrugor. Respektimi i shenjave në trafik dhe përshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë është domosdoshmëri për një siguri më të madhe rrugore", tha ai.
"Megjithatë, Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr në vazhdimësi masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat dhe ligjet e trafikut dhe në një menyrë apo tjetër që rrezikojnë sigurinë e pjesmartësve në rrugë".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.