Kompozitori Akil Koci ka fituar çmimin për muzikë “Niketë Dardani”. Atij çmimin ia ka ndarë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Kompozitori Koci është ndjerë shumë i lumtur që i është ndarë ky çmim.
“Kam menduar që kam kaluar në harresë. Për mua është një ditë fantastike, falënderoj studentët e mi, të cilët nuk më kanë harruar për mundim tim modest", tha Koci.
Ai e ka lutur ministrin Gashi që të kenë një mbështetje më të madhe për të gjithë krijuesit.
Ministri Gashi është shprehur se kjo ceremoni organizohet për të vlerësuar dhe nderuar krijuesit dhe talentët në Kosovë, që kanë bërë me vite të tëra.
"Çmimet që ndajmë sot janë mirënjohje për krijuesit, si Ministri jemi të interesuar që të jemi në mbështetje të tyre, jemi krenar me punën që keni bërë në vazhdimësi. Është moment historik që të vlerësojmë punën e juaj, jo vetëm për mbështetje financiare, sepse vepra nuk paguhet kurrë. Ne e kemi emëruar një juri ku iu kemi besuar punën për përzgjedhjen e çmimeve".
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.