Lajmet e fundit

Kanë filluar garat në Grand Slamin e Parisit në xhudo, ku po marrin pjesë katër xhudistë nga Kosova.
Akil Gjakova ka zhvilluar meçin e parë, ku ka arritur ta mposht algjerianin Messaoud Redouane Dris në raundin e parë, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Akili e fitoi këtë garë pas gjashtë minutash me “Waza-ari”.
Në anën tjetër Flaka Loxha u eliminua, pasi u mposht nga Vera Zemanova, me IPPON, në kategorinë deri në 57 kilogranë.
Teksa në këtë garë janë edhe Laura Fazliu dhe Distria Krasniqi, të cilat gjitashtu do të përballen gjatë ditës së sotme. /Klankosova.tv/