Lajmet e fundit

"Departamenti i Punëve Sociale në kuadër të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtiënës e ka lansuar online, akademinë online për çështjen LGBTIQ+, meqë rast do jetë një platformë ku sipas tyre ata që kanë diplomuar në punë sociale munden me mësu më shumë rreth çështjeve LGBT, por edhe për çasjen ndaj këtyre individëve", tha ai.Shkrimtari Imer Topanica tha se liritë dhe të drejtat e njeriut janë të garantuara me ligj, por duhet të ketë debat mbi këtë çështje.
"Pikërisht këtu qëndron thelbi i debatit, sepse liritë dhe të drejtat e njeriut janë të garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mirëpo çështja është nëse një universitet publik po e rrudh aktivitetin e tij në një funksion të një OJQ. Patjetër që duhet të ketë debat, patjetër që duhet të flasim për kategori të ndryshme sociale, mirëpo jo që Universiteti i Prishtinës të shndërrohet në një funksion të tillë", tha Topanica.Psikologia Atifete Syla në anën tjetër tha se orientimi seksual është zgjedhje personale sikurse besimi dhe religjioni.
"Padyshim, jo më neutral, por neutral duhet të jenë. Kjo është një e drejtë individuale e çdo individi e cila është private. Si orientimi seksual, si besimi, religjioni këto janë personale, private. Nuk mendoj që hyjnë në punë në institucionet akademike, përkundrazi, ajo çfarë shkakton dëm edhe në këtë komunitet, unë mendoj se është diskriminim, pse duhet të veçohet? Ata duhet të trajtohen njëjtë si të gjithë, as me përparësi...", tha Syla.