Lajmet e fundit

Mirëpritën mysafirë për ditëlindjen e 40 të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Kjo që edhe arsyeja që aty erdhi edhe një anëtar i këtij institucioni, por që aktualisht drejton qeverinë e Kosovës.
E pas Isa Mustafës, në festën e ASHAK-ut, erdhën edhe presidentja Atifete Jahjagën e kryekuvendari Kadri Veselin.
Pasi i rehatuan drejtuesit e institucioneve, kryetari i kësaj akademie, Hivzi Islami, tha ky institucion nuk përzihet në punët e politikanëve.
E pavarësisht kësaj, akademikët morën premtime se do ta kenë mbështetjen e kolegut të tyre, që tash është kryeministër i vendit.
Veseli pos mbështetjes, pati edhe një urim për një të ftuar të ASHAK-ut.
E prania e gjithë këtyre njerëzve të politikës në këtë sallë, bëri që kujdes t’i kushtohet edhe sigurisë.
Forcat e rendit u panë tek ndërtesa e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, institucion ky që u themelua në vitin 1975, fillimisht si shoqatë. Por vetëm 3 vjet me vonë ajo u shndërrua në Akademi, njofton Klan Kosova.