Lajmet e fundit

Akademia e filmit në Sarajevë në kuadër të programit “Film Factory”, në bashkëpunim me Prishtina Film Festival do të dhurojnë një bursë për artistët nga Kosova.
Përmes këtij programi zgjidhen artistë të ndryshëm nga 32 vende të botës, e që këtë vit fokusi i tyre është në Kosovë.
“Kosova paraqet një komunitet shumë vibrant me shumë artist të rinj, dhe fakti që nuk mund të depërtojnë jashtë për shkak të situatave politike dhe ekonomike, na ka shtyrë që të fokusohemi po këtu” ka deklaruar për emisionin NIN të Klan Kosova, aktorja e mirënjohur boshnjake Emina Ganic.
Bursa përmban vlerë prej 25 mije eurove, në të cilën përfshihen dy vite studimi.
Faza e parë selektive do të bëhet përgjatë Prishtina Film Festival, dhe deri në fillim të muajit gusht do të bëhen të ditur kandidatët.