Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, komuna e Mitrovicës si dhe RTV Mitrovica e Radio Ylberi, kanë organzuar për sot akademi përkujtimore.
Në këtë akademi përkujtimore dedikuar ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, merr pjesë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe personalitete të tjera politike, njofton Klan Kosova.
Akademia përkujtimore do të mbahet sot në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ në Mitrovicë, duke filluar nga ora 12:00.
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ndërroi jetë pas komplikimeve shëndetësore ku kishte përfunduar në koma për një kohë të gjatë. Ai s’mundi të përballonte gjendjen dhe kishte ndërruar jetë në një spital në Turqi më 21 gusht të vitit të kaluar, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.